 |
07-21-2011, 14:46
|
Postimi Nr: 1 (permalink)
|
| Tė Dhėnat |
| Emri: |
|
|
All-llahu i dhėntė sukses |
|
|
| Rregjistruar nė: |
Jul 2011 |
| Antarėsimi Nr: |
3754 |
| Postime: |
278
|
| Vendėndodhja: |
Kosovė |
| Gjinia: |
 |
| Reputacioni: |
1683 |
| Grada e Reputacionit: |
33265 |
Allahu tė Shpėrbleftė: 502
Falenderuar 2,217 Herė nė 284 Postime
Emri i Vertet: Avni Xhemajli ( Ebuensarij)
|
Forumi:
Kur'ani dhe komentimi i tij

Tefsiri i Ibn Kethirit- Surja 'Alak'.
Tefsiri i sures Ikre (Alak)
(Kapitulli 96)
Shpallur nė Medine
Kjo sure ėshtė e para e shpallur nė Kuran
﴿بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَـنِ الرَّحِيمِ ﴾
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
﴿اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِى خَلَقَ - خَلَقَ الإِنسَـنَ مِنْ عَلَقٍ - اقْرَأْ وَرَبُّكَ الاٌّكْرَمُ - الَّذِى عَلَّمَ بِالْقَلَمِ - عَلَّمَ الإِنسَـنَ مَا لَمْ يَعْلَمْ ﴾
Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės). Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte. ( 96:1-5)
Fillimi i profetėsisė sė Muhamedit salallahu alejhi we selem dhe ajetet e para tė shpallura nė Kuran
Transmeton Imam Ahmedi se Aishja radiallahu anha ka thėnė: Gjėja e parė qė filloi tė ndodhte me tė Dėrguarin e Allahut para shpalljes ishin ėndrrat qė do ti shihte nė gjumė e qė pastaj bėheshin realitet. Nuk ka patur ndonjė ėndėrr qė nuk do ti dilte qartė si agimi i mėngjesit. Pasta ai filloi tė vetmohej. Vetmohej nė shpellėn Hira dhe aty bėnte vazhdimisht ibadet me net tė tėra dhe merrte furnizimin me vete. Pastaj kthehej tek Hatixhja dhe plotėsonte furnizimin pėr disa net tė tjera. Kjo vazhdoi kėshtu derisa papritur i erdhi shpallja nė shpellėn Hira. Atij i erdhi meleku derisa ai ishte nė shpellė dhe i tha Lexo! I Dėrguari i Allahut iu pėrgjigj:
«فَقُلْتُ: مَا أَنَا بِقَارِىء»
Unė u pėrgjigja: Nuk di tė lexoj. Pasta ai tha: Meleku mė mori dhe mė shtrėngoi aq sa mė kaploi mundimi. Pastaj mė lėshoi e tha: Lexo! Kėshtuqė unė iu pėrgjigja Nuk di tė lexoj. Ai mė mori pėr here tė dytė dhe mė shtrėngoi derisa mė kapi mundimi. Pastaj mė lėshoi dhe tha:
﴿اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِى خَلَقَ ﴾
Lexo, me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi gjithēka derisa arriti ajetin
﴿مَا لَمْ يَعْلَمْ﴾
atė qė nuk e dinte
Kėshtu ai u kthye mė to ( kėto ajete) dhe me zemėr duke iu dridhur derisa arriti nė shtėpi tek Hatixhja dhe i tha asaj :
«زَمِّلُونِي زَمِّلُونِي»
Mė mbuloni, mė mbuloni! E mbuluan derisa i kaloi frika. Pastaj ia tregoi ndodhinė Hatixhės dhe i tha :
«قَدْ خَشِيتُ عَلَى نَفْسِي»
''Vėrtet, kam frikė pėr vetėn time!''. Hatixhja iu pėrgjigj: ''Jo, pėr Allahun! Allahu, kurrsesi, s'tė poshtėron, asnjėherė. Sepse ti mban lidhje me tė afėrmit, u ndihmon nevojtarėve, i ushqen tė varfrit, e mirėpret mikun dhe pėrkrah ata qė mbrojnė tė vėrtetėn''.
Mė pas, Hatixhja vajti me tė te Uereka bin Neufel bin Esed bin Abdu el-Uza, i cili ishte djali i xhaxhait tė Hadixhes. Ky njėri kishte pranuar krishterimin gjatė kohės sė injorancės. Ai dinte tė shkruante hebraisht, kėshtu qė pėrshkruante nga Inxhili aq sa Allahu donte qė ai tė pėrshkruante. Ishte i shtyrė nė moshė dhe ishte i verbėr.
Hatixhja i tha:''O biri i xhaxhait, dėgjo (diē) nga biri i vėllait tėnd!''
Uereka i tha:''O bir i vėllait tim, ē'ėshtė ajo qė po sheh?''
Pasi Profeti i tregoi pėr ndodhinė qė i ngjau, Uereka i tha:''Ky ėshtė Namusi (Xhibrili), qė Allahu ia zbriti edhe Musait. Ah, sikur tė kisha qėlluar i ri. Ah, sikur tė isha gjallė, kur do tė tė nxjerrė populli yt!''
I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi we selem pyeti:
«أَوَ مُخْرِجِيَّ هُمْ؟»
- Do tė mė nxjerrin( pėrzėnė) !?
Uereka u pėrgjigj pozitivisht: Po. Asnjėherė s'ka ndodhur tė vijė ndonjė njėri me atė qė erdhe ti veēse populli i tij e kanė dėmtuar. Sikur tė mė mbėrrinte ajo ditė, do tė tė jepja njė ndihmesė tė fortė''. Nuk kaloi shumė dhe Uereka vdiq, ndėrsa shpallja pushoi pėr njė kohė dhe i Dėrguari i Allahut u pikėllua ashtu siē na kanė treguar tė tjerėt. "
Pėr shkak tė kėtij hidhėrimi disa herė shkonte nė majėn e malit me qėllim qė tė hidhej nga lartė. Megjithatė, sa herė qė ai arrinte majėn malit dhe dėshironte tė hidhej qė andej, do ti shfaqej Xhibrili dhe do ti thoshte "O Muhamed! Ti mė tė vėrtetė je i Dėrguari i Allahut!'' Prandaj, shqetėsimi i tij do hiqej, shpirti i tij do tė qetėsohej dhe ai do tė kthehej ( nga mali). Pastaj, kur shpallja pushoi pėr njė kohė, ai dilte ashtu siē mė parė. Kur arrinte majėn mė tė lartė Xhibrili do ti shfaqej dhe do tia thoshte tė njėjtat gjėra si mė parė.
Ky hadith transmetohet nė tė dy Sahihet nėpėrmjet Ez-Zuhriut. Zinxhirin e transmetuesve, tekstin dhe kuptimin e tij e kemi diskutuar gjerėsisht nė fillim tė shpjegimeve tona tė Sahihul Buhari. Prandaj kush dėshiron ta lexoj mund tė kėrkoj atje, dhe i gjithė falėnderimi dhe lavdėrimi ėshtė vetėm pėr Allahun. Kėshtuqė gjeja e parė e shpallur nė Kuran, janė kėto ajete tė bekuara dhe fisnike. Ato janė mėshira e parė tė cilėn Allahu e zbriti mbi shėrbėtorėt e Tij dhe dhurata e parė me tė cilėn Allahu i favorizoi ata.
Nderi dhe Fisnikėria e njeriut qėndrojnė nė Diturinė e tij
Kėto ajete na informojnė fillimin e krijimit tė njeriut nga njė dromcė e veēuar dhe se nga mirėsia e tij, Allahu i mėsoi njeriut atė q ai nuk e dinte. Andaj Allahu i Madhėrishėm e nderoi njeriun duke i dhėnė atij dije, dhe dinjitet me tė cilėn babai i njerėzimit, Ademi, u dallua nga engjėjt. Dituria nganjėherė gjendet nė mendje, nganjėherė nė gjuhė dhe nganjėherė nė shkrimin e saj. Pėr kėtė arsye Allahu thotė:
﴿اقْرَأْ وَرَبُّكَ الاٌّكْرَمُ - الَّذِى عَلَّمَ بِالْقَلَمِ - عَلَّمَ الإِنسَـنَ مَا لَمْ يَعْلَمْ ﴾
Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte. ( 96:1-5)
Nė njė transmetim thuhet: "Ruajeni diturinė duke e shkruar.
Po ashtu ekziston njė thėnie ku thuhet: Kushdo qė vepron sipas asaj qė di, Allahu do tia mundėsoj fitimin e diturisė qė ai ( njeriu) nuk e di.
﴿كَلاَّ إِنَّ الإِنسَـنَ لَيَطْغَى - أَن رَّءَاهُ اسْتَغْنَى - إِنَّ إِلَى رَبِّكَ الرُّجْعَى - أَرَأَيْتَ الَّذِى يَنْهَى - عَبْداً إِذَا صَلَّى - أَرَءَيْتَ إِن كَانَ عَلَى الْهُدَى - أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَى - أَرَءَيْتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّى - أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ اللَّهَ يَرَى - كَلاَّ لَئِن لَّمْ يَنتَهِ لَنَسْفَعاً بِالنَّاصِيَةِ - نَاصِيَةٍ كَـذِبَةٍ خَاطِئَةٍ - فَلْيَدْعُ نَادِيَهُ - سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ - كَلاَّ لاَ تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِب ﴾
Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufijtė. Pėr shkak se e ndien veten tė pavarur. Po kthimi ėshtė vetėm te Zoti yt. A mė tregon atė qė pengon, njė rob kur ai falet? Ēmendon kur ai (robi) ėshtė nė rrugė tė drejtė? Ose ai (rob) urdhėroi pėr sinqeritet. A mė tregon nėse ai pėrgėnjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)? A nuk e di ai se All-llahu e sheh? Jo, jo! Nėse nuk tėrhiqet, vėrtet do ta kapim pėr flokėsh mbi ballin. Floku rrenacak, mėkatar. ai le ti thėrret ata tė vetėt. Ne do ti thėrrasim zebanitė. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me tė. ( 96:6-19)
Kėrcėnimi i atyre qė e teprojnė pėr shkak tė pasurisė
Allahu na njofton se njeriu ėshtė shumė i kėnaqur, mė mėkatari, pėrbuzės dhe tejkalues i kufijve kur ai e mendon se i mjafton vetvetja dhe se ka pasuri me bollėk. Pastaj Allahu kėrcėnon, paralajmėron dhe e qorton atė nė thėnien e Tij:
﴿إِنَّ إِلَى رَبِّكَ الرُّجْعَى ﴾
Po kthimi ėshtė vetėm te Zoti yt.
do tė thotė, se tek Allahu ėshtė paracaktimi i fundit dhe se tek Ai do tė ktheheni, dhe se Ai do tju bėjė pėrgjegjės pėr pasurinė tuaj, si e keni fituar dhe se si keni shpenzuar atė.
Qortimi i Ebu Xhehlit
Pastaj Allahu thotė:
﴿أَرَأَيْتَ الَّذِى يَنْهَى - عَبْداً إِذَا صَلَّى ﴾
A mė tregon atė qė pengon, njė rob kur ai falet?
Ky ajet ka zbritur nė lidhje me Ebu Xhehlin, Allahu e mallkoftė. Ai kėrcėnonte tė Dėrguarin e Allahut kur falej nė Qabe. Prandaj, fillimisht e paralajmėron atė me atė qė ėshtė me e mirė duke thėnė:
﴿أَرَءَيْتَ إِن كَانَ عَلَى الْهُدَى ﴾
Ēmendon kur ai (robi) ėshtė nė rrugė tė drejtė?
Qė do tė thotė a mendon se ky njeri tė cilin ti po e pengon nga veprat e tij tė jetė nė rrugė tė drejtė, apo
﴿أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَى ﴾
Ose ai (rob) urdhėroi pėr sinqeritet.
nė fjalimet e tij, e ti ende e kundėrshton atė duke e kėrcėnuar teksa ai falet?
Prandaj Allahu thotė:
﴿أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ اللَّهَ يَرَى ﴾
A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
qė do tė thotė, a nuk e di ky njeri i cili e pengon kėtė njeri i cili e ndjek rrugėn e drejt, se Allahu e sheh dhe e dėgjon atė, dhe se Ai do ta shpėrblej atė nė tėrėsi pėr tėrė atė qė ai ka bėrė. Pastaj Allahu me anė tė kėrcėnimit dhe paralajmėrimit thotė;
﴿كَلاَّ لَئِن لَّمْ يَنتَهِ﴾
Jo! Nėse nuk tėrhiqet
d.m.th nėse nuk i tėrheq mbrapsht mendimet dhe kokėfortėsinė e tij, atėherė
﴿لَنَسْفَعاً بِالنَّاصِيَةِ﴾
vėrtet do ta kapim pėr flokėsh mbi ballin.
qė do tė thotė Vėrtetė Ne do ta nxijmė atė jashtėzakonisht nė Ditėn e Gjykimit. Pastaj Ai thotė:
﴿نَاصِيَةٍ كَـذِبَةٍ خَاطِئَةٍ ﴾
Floku rrenacak, mėkatar.
Do tė thotė, balli i Ebu Xhehlit qė gėnjen me thėniet dhe veprimet e tij mėkatare.
﴿فَلْيَدْعُ نَادِيَهُ ﴾
ai le ti thėrret ata tė vetėt.
E qė nėnkupton njerėzit e fisit tė tij. Me fjalė tė tjera. Le ti thėrras ai ata qė tė kėrkoj ndihmė prej tyre.
﴿سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ ﴾
Ne do ti thėrrasim rojėt e Xhehenemit
Dhe ata janė engjėjt e mundimit dhe torturės, prandaj ai do ta dijė se kush do tė fitoj, grupi ynė apo grupi i tij.
Transmeton Buhariu se Ibn Abasi ka thėnė: "Ebu Xhehli tha: Nėse e shoh Muhamedin tė falet nė Qabe, do tia vė kėmbėn nė qafė. Kjo arriti tek i Dėrguari i Allahut, salallahu aljhi we selem, i cili tha:
«لَئِنْ فَعَلَ لَأَخَذَتْهُ الْمَلَائِكَة»
Nėse e bėnė kėtė, atė do ta mbėrthejnė melaiket.
Kėtė hadith poashtu e transmetojnė edhe Trimidhiu dhe En-Nesai nė librat e tyre tė tefsireve. Njėlloj ėshtė transmetuar nga Ibn Xheriri.
Ahmedi, Tirmidhiu, En-Nesai dhe Ibn Xheriri e transmetojnė kėtė hadith nga Ibn Abasi si vijon: "I Dėrguari i Allahut po falej tek Mekami i Ibrahimit (vendi ku falej Ibrahimi alejhi selam) kur aty kaloi Ebu Xhehl bin Hisham dhe i tha O Muhamed! A nuk tė kam ndaluar nga kjo Ai e kėrcėnoi tė Dėrguarin e Allahut, i cili u zėmėrua shumė dhe e qortoi atė. Pastaj Ebu Xhehli tha: O Muhamed! Si mund tė mė kėrcėnosh mua me Allahun, kur unė kam shumicėn e tė afėrmeve me vete mė kėtė luginė.
Pastaj Allahu shpalli:
﴿فَلْيَدْعُ نَادِيَهُ - سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ ﴾
ai, le ti thėrret ata tė vetet, Ne do ti thėrrasim rojėt e Xhehenemit
Ibn Abasi thotė: "Nėse ai do ti thėrriste njerėzit e tij, atėherė melaiket e ndėshkimit do ta mbėrthenin atė menjėherė.'' Trimidhiu thotė se ky hadith ėshtė Hasen Sahih.
Transmeton Ibn Xheriri nga Ebu Hurejre se Ebu Xhehli ka thėnė A e mbulon Muhamedi fytyrėn e tij me pluhur ( gjatė sexhdes) kur ai ende gjendet nė mesin tuaj? Njerėzit iu pėrgjigjen Po. Atėherė ai tha: Pasha Latin e Uzan, nėse e shohė atė duke u falur kėshtu do shkelė nė qafė dhe sigurisht se do tia vė fytyrėn nė dhe.'' I Dėrguari i Allahut erdhi dhe filloi tė falej, gjė qė ia mundėsoi Ebu Xhehlit ta shkelte atė nė qafė. Pastaj njerėzit u ēuditėn me Ebu Xhehlin ngase ai filloi tė tėrhiqej nga kėmbėt dhe e mbulonte fytyren me duar. E pyeten: Ēfarė po ndodh me ty? Ai u pėrgjigj: Vėrtet, midis meje dhe tij ėshtė njė hendek i zjarrit, dhe vigan tė mėdhenj me krahė.''
Atėherė i Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi we selem tha:
«لَوْ دَنَا مِنِّي لَاخْتَطَفَتْهُ الْمَلَائِكَةُ عُضْوًا عُضْوًا»
Po tė mė afrohej, melaiket do ta kapnin pėr ēdo gjymtyre. Transmetuesi shton: "Allahu ka shpallur njė ajet, por unė nuk e di nėse kjo ka tė bėjė me hadithin e Ebu Hurejres.
﴿كَلاَّ إِنَّ الإِنسَـنَ لَيَطْغَى ﴾
Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufijtė.
deri nė fund tė sures.'' Kėtė hadith e transmetojnė Imam Ahmed bin Hanbeli, Muslimi, En-Nesai dhe Ibn Ebi Hatimi.
Mė tej Allahu thotė:
﴿كَلاَّ لاَ تُطِعْهُ﴾
Jo, Ti mos iu bind atij,
qė do tė thotė: O Muhamed! Mos iu bind atij nga jo qė ai tė ndalon nga kjo pa lėkundshmeri nė adhurim dhe kryerja e adhurimit me begati. Lutu ( falu) sa herė qė tė duash dhe mos u shqetėso pėr tė, sepse Allahu do tė pėrkrah, do tė ndihmoj dhe do tė tė mbroj nga njerėzit.
﴿وَاسْجُدْ وَاقْتَرِب﴾
vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me tė.
Kjo ėshtė e ngjashme me atė qė ėshtė konfirmuar nė Sahihun e Muslimit nėn autoritetin e Ebu Salihut i cili transmeton nga Ebu HUrejra se i Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi we selem ka thėnė:
«أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الْعَبْدُ مِنْ رَبِّهِ وَهُوَ سَاجِدٌ، فَأَكْثِرُوا الدُّعَاء»
Besimtari ėshtė mė sė afėrmi me Zotin e tij gjatė sexhdes, prandaj shtoni lutjet gjatė sexhdes.
Mė herėt kemi pėrmendur se i Dėrguari i Allahut bėnte sexhde sa herė qė lexonte
﴿إِذَا السَّمَآءُ انشَقَّتْ ﴾
Kur tė pėlcet qielli. (84:1) dhe
﴿اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِى خَلَقَ ﴾
Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). (96:1)
Ky ėshtė fundi i sures Alak. Tė gjitha falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Ai ėshtė Dhuruesi i suksesit dhe mbrojtėsi i gabimeve.
Pėrktheu: Avni Xhemajli ( Ebuensarij)
Burimi: http://www.mburoja.net/PDF_files/e14...068cc74117.pdf
| Firma: Avni Xhemajli |
Ahmed Ibn Hambeli ka thėnė: "Parimet themelore (bazė) tė Sunetit sipas nesh janė: Kapja pas asaj nė tė cilėn ishin Sahabet e tė Derguarit tė Allahut; dhe marrja e tyre si model qė duhet pasuar." |
|
|
|
|
|
6 Pėrdoruesit nė vazhdim kanė Falėnderuar Avni Xhemajli pėr postimin me vlerė
|
|
|
 |
|