09-24-2012, 18:26
|
Postimi Nr: 3 (permalink)
|
| Tė Dhėnat |
| Emri: |
|
|
All-llahu i dhėntė sukses |
|
|
| Rregjistruar nė: |
Oct 2011 |
| Antarėsimi Nr: |
3890 |
| Postime: |
279
|
| Vendėndodhja: |
Durres |
| Gjinia: |
 |
| Reputacioni: |
1891 |
| Grada e Reputacionit: |
37450 |
Allahu tė Shpėrbleftė: 1,111
Falenderuar 2,496 Herė nė 285 Postime
Emri i Vertet: Ummu Bejana Picari
|
Postuesi:
Ummu Bejana Picari
Forumi:
Kuizi Islam

Titulli: Sa sprova kaloi Jusufi alejhi selam dhe cilat ishin ato?
Cito:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ummu Abdullah Ferati
We alejkum selam we rahmetullahi we berekatuh magfiretuh
Ato(sprovat) tė cilat unė kamė mundur ti gjej me ndihmen e Allahut, elhamdulilah, janė gjastė. E shoh qė kėto sprova tė mėdha ndahen tė degėzuar nė shumė sprova tjera. Allahu a'lem
Allahu na bėftė nga tė zotet e mendjes qė tė marrim mėsim nga kėto sprova: "Nė tregimet e tyre (tė dėrguarve dhe tė Jusufit me vėllezėr) pati mėsime e pėrvojė pėr tė zotėt e mendjes." Jusuf, 111
1. Ndarja nga familja/prindėrit nė moshė tė re:
"Thanė: "O babai ynė, ne shkuam tė bėjmė gara, e Jusufin e lamė te teshat tona dhe atė e kishte ngrėnė ujku. Ti nuk do tė na besosh neve, edhe po tė jemi tė vėrtetė!." Jusuf, 17
2. Hedhja e tij nė bunar/pusė nga vėllezėrit(mė tė afėrmit e tij):
"Njėri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e nė qoftė se jeni pėr tė bėrė diē, lėshojeni atė nė fund tė bunarit, do ta marrė atė dikush prej udhėtarėve". Jusuf, 10
" Pasi qė ata shkuan me tė dhe vendosėn ta vėnė nė fund tė bunarit, Ne i shpallėm: "Ti do t'i njoftosh ata pėr kėtė vepėr tė tyre, e duke mos ditur ata (do tė vijė koha t'ju thuash pėr kėtė vepėr e ata nuk do tė dinė se ti je Jusufi)." Jusuf, 15
3. Shitja e tij si rob me njė qmim tė ulėt:
"Dhe atypari kaloi njė grup udhėtarėsh, e e dėrguan ujėbartėsin (pėr ujė), e ai e lėshoi kovėn e vet (nė bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe njė djalosh!" Ata e fshehėn atė si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumė mirė se ē'vepronin ata." Jusuf, 19
" Dhe e shitėn atė (Jusufin) pėr njė ēmim tė vogėl, pėr disa dirhemė (masė argjendi) tė numėruar, sepse nė mesin e tyre pati asish qė nuk lakmuan (pėr ēmim mė tė lartė)." Jusuf, 20
4. Ekspozimi i joshjes seksuale tė gruas sė ministrit (i cili e bleu Jusufin aljehi selam):
"E ajo, nė shtėpinė e sė cilės ishte Jusufi, i bėri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu mė ruajtė, ai zotėriu im (e burri yt) mė nderoi me vendosje tė mirė (si mud t'i bėj hile nė familje)?". S'ka dyshim se tradhtarėt nuk kanė sukses." Jusuf, 23
5. Akuzimi pėr nderin e tij qė rezultoj nė burgosje tė pafajshme:
"Mandej, pasi qė vėrtetuan argumentet (e pastėrtisė sė Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit tė tij) iu paraqit ideja qė atė pėr njė kohė ta burgosin." Jusuf, 35
"Ai (mbreti) tha: "Ēka ishte puna juaj kur ju vetė e dėshiruat (iu vėrsulėt) Jusufin?" Ato thanė: "Zoti na ruajt, ne nuk dimė ndaj tij asnjė tė keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli nė shesh e vėrteta, e unė iu vėrsula atij me dashuri, e ai ėshtė nga tė drejtit!" Jusuf, 51
6. Falja e tij pėr vuajtjet qė ia shkaktuan vėllėzėrit e tij padrejtsisht, duke mos u hakmerrė:
Ata thanė(vėllezėrit): "Pasha All-llahun, ėshtė e vėrtetė se All-llahu tė ka lartėsuar mbi ne, kurse ne vėrtet ishim fajtorė!"
Ai (Jusufi alejhi selam)tha: "Sot nuk ka qortim kundėr jush, All-llahu ju faltė juve; Ai ėshtė mė mėshirues i mėshiruesve!." Jusuf, 91-92
|
Es- selamu alejkum ue rahmetullahi ue baraketuhu!
Allahu te shperblefte moter per pergjigjen. Jusufi alejhis selam kaloi kater sprova te cilat ti i ke permendur e te cilat jane kto:
1. Hedhja ne bunar;
2. Shitja si rob;
3. Fitneja qe iu be nga gruaja e huaj;
4. Burgu.
Sa per dy te tjerat nuk jane te permendura e Allahu e di me se miri. Allahu te dhente dije te hajrit.
Ues- selamu alejkum ue rahmetullahi ue baraketuhu!
| Firma: Ummu Bejana Picari |
Dynjaja eshte tri dite:
Dita e djeshme, e cila ka kaluar me ēdo gje te saj;
Dita e neserme, qe ndoshta nuk do ta arrish, dhe dita e sotme e cila eshte per ty.
Atehere puno ne te!
 |
|
|
|
|