Kthehu Mbrapa   Forumi Islam - AlbSelefėt > Temat Islame > Kėshilla tė Arta nga Dijetarėt
Kėshilla tė Arta nga Dijetarėt Kėtu do tė postohen kėshilla nga dijetarėt dhe poezi Islame tė cilat nuk janė nė kundėrshtim me Fenė apo Sunnetin.

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat E Temės Kėrko nė kėtė Temė Shfaq Modėt
Vjetėr 09-23-2012, 16:50   Postimi Nr: 1 (permalink)
Tė Dhėnat
Emri:
All-llahu e shpėrbleftė
Image Hosting by Picoodle.com

Rregjistruar nė: May 2012
Antarėsimi Nr: 4117
Postime: 142
Vendėndodhja: Vushtrri
Gjinia:  2
Reputacioni: 511
Grada e Reputacionit: 10015
Ummu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond reputeUmmu Abdulmelik Zejnullahu has a reputation beyond repute
Allahu tė Shpėrbleftė: 77
Falenderuar 667 Herė nė 144 Postime





Ora

Lidhjet
Statusi Linjes:
 Nuk ėshtė nė linjė

Forumi: Kėshilla tė Arta nga Dijetarėt
Gabim Shkaqet e lumturisė

Shkaqet e lumturisė

Autor: Dr. Abdurrezak el Bedr

Lavdėrimi dhe falėnderimi i takon vetėm Allahut, prandaj Atė e lavdėrojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė dhe tek Ai pendohemi. Allahun e lusim tė na ruaj nga tė kėqijat e shpirtrave dhe veprave tona. Atė qė Allahu e udhėzon s’ka kush e largon nga udhėzimi, kurse atė qė Allahu e lė nė devijim s’ka kush e sjell nė udhėzim. Dėshmoj se nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Allahut, si dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, salavatet dhe selamet qofshin mbi tė, mbi familjen dhe shokėt e tij.
Ju pėrshėndes tė gjithėve nė kėtė takim, ku shpresojmė te Allahu ta bėjė takim tė bekuar pėr ne dhe tė kemi tė mira dhe dobi nė tė, vėrtetė se Allahu dėgjon, Ai ėshtė afėr dhe i pėrgjigjet lutėsit.

Do tė flasim rreth njė teme tė emėrtuar me emrin “Shkaqet e lumturisė”, ku siē e dini ėshtė njė temė e gjerė dhe ka shumė aspekte nė tė, por do tė pėrpiqem tė pėrmend disa nga gjėrat mė tė rėndėsishme lidhur me kėtė, duke shpresuar tek Allahu qė tė na jap sukses nė fjalė dhe vepra tė qėlluara, tė cilat Ai i do.

Fjala mė e mirė me tė cilėn e hapim kėtė temė ėshtė fjala e Allahut, nė tė cilėn thotė “Cilido mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė jetė tė bukur dhe do ta shpėrblejmė sipas veprave mė tė mira, qė ka bėrė” (En Nahl: 97). Qėllimi me kėtė ajet ėshtė ajo se, Allahu ka pėrmendė dy fryte madhėshtore qė dalin nga besimi nė Allahun dhe nga vepra e mirė, e ato janė: jeta e bukur nė kėtė botė dhe shpėrblimi i madh nė botėn tjetėr.

Realiteti i lumturisė ėshtė rehatia e zemrės, dhe sado qė njeriu hulumton pėr ta sqaruar realitetin e lumturisė, nuk do tė mund tė gjejė fjalė mė tė qėlluar se kjo. Pra realiteti i lumturisė ėshtė nė rehatinė e zemrės dhe nė largimin e shqetėsimit dhe telasheve, sepse kur zemra rehatohet dhe qetėsohet, atėherė mu ky ėshtė realiteti i lumturisė. Nga kjo mėsohet se lumturia nuk arrihet me grumbullimin e pasurisė apo me pozitė, e as me ndonjė gjė tjetėr, por ajo arrihet duke arritur rehatinė e zemrės dhe duke larguar nga ajo shqetėsimin dhe telashet.

Zemra nuk ėshtė krijuar pėr gjė tjetėr, pėrpos qė t’i bėj ibadet Allahut dhe t’i nėnshtrohet Atij, prandaj nėse zemra largohet nga qėllimi pėr tė cilin ėshtė krijuar, atėherė ajo nuk do tė jetė rehat dhe do t’i ikė lumturia. Pra realiteti i kėsaj teme ėshtė ky: nėse zemra largohet nga qėllimi pėr tė cilin ėshtė krijuar, e qė ėshtė ibadeti dhe nėnshtrimi ndaj Allahut, atėherė lumturia do tė largohet nga ajo dhe do ta kaplojė shqetėsimi, brengat dhe telashet. Pėr kėtė, tė gjitha lutjet e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) qė janė rreth largimit tė brengave, vėrejmė se ato pėrfshijnė teuhidin, sikurse ėshtė hadithi i transmetuar nga Ibni Abasi, i cili pėrmend se nė rast brenge Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) thoshte: “Nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Allahut tė Madhėrishėm dhe tė Urtit, nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Allahut, Zotit tė arshit madhėshtor, nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Allahut, Zotit tė qiejve dhe tokės, Zotit tė arshit fisnik”. E po ashtu hadithi qė tregon pėr njė grua, sė cilės Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i tha: “Do t’i mėsoj disa fjalė, tė cilat do i thuash nė rast brenge: “Allahu ėshtė Zoti im dhe nuk i bėj ortak askėnd”, si dhe duaja e Junusit (alejhi selam), pėr tė cilėn ka thėnė Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem): Ēdo njeri qė ka brengė dhe e thotė kėtė dua, Allahu do t’ia largojė brengėn: “Nuk meriton tė adhurohet me tė drejtė askush pos Teje, Ti je pastėr nga mangėsitė, me tė vėrtetė unė kamė gabuar”. Pra tė gjitha duatė e transmetuara nga Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), e qė janė pėrdorur pėr largimin e brengave, pėrmbajnė teuhidin.

Nga kjo vijmė nė pėrfundim se themeli i lumturisė ėshtė teuhidi, sinqeriteti dhe imani nė Allahun, sepse Ai ka urdhėruar robėrit e tij tė besojnė, tė bėjnė vepra tė mira dhe ibadete. Pėr kėtė Allahu thotė nė ajetin me tė cilin filluam: “Cilido mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė jetė tė bukur…”, kjo jetė e bukur, e cila ėshtė realiteti i lumturisė, ėshtė fryt i imanit dhe veprės sė mirė. Ndėrsa nė njė ajet tjetėr thotė: “Kur t’ju vijė udhėzim nga ana Ime, kush do ta pasojė atė, as nuk do tė humbė, as nuk do tė bjerė nė mjerim” (Ta-Ha: 123), nė kėtė ajet ėshtė mohuar humbja nga rruga e drejtė, gjė qė me tė pohohet udhėzimi nė rrugėn drejtė, ndėrsa me mohimin e mjerimit pohohet lumturia. Pra lumturia ėshtė nė pasimin e udhėzimit tė Allahut me besim dhe vepra tė mira. Gjithashtu Allahu thotė: “Tā, Hā. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), qė tė biesh nė mjerim” (TaHa:1-2) d.m.th. e kemi zbrit qė tė jesh i lumtur ti dhe umeti yt, pra Kurani ėshtė libri i lumturisė , siq ėshtė transmetuar nė njė dua: “Bėje Kuranin pranverė pėr zemrėn time, largim tė pikėllimit dhe ankthit tim”, bile kjo ėshtė ndėr lutjet qė ka udhėzuar Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ta themi nė rast se jemi goditur me brenga dhe ankth, siē ėshtė transmetuar nga Ibėn Mes’udi: “Ēdo njeri qė e godet ankthi dhe pikėllimi, e mė pas e lut Allahun me kėto fjalė: ‘O Allah, unė jam robi Yt, i biri i robit dhe robėreshės Sate, ēėshtja ime ėshtė nė dorėn Tėnde, vendimi Yt mbi mua ėshtė i pakthyeshėm, gjykimi yt mbi mua ėshtė i drejtė. Tė lutem me ēdo emėr Tėndin, me tė cilin ke emėrtuar Veten, apo e ke zbritur nė librin Tėnd, apo ia ke mėsuar dikujt nga robėrit e Tu, apo e ke mbajtur fshehur nė diturinė Tėnde, bėje Kuranin pranverė pėr zemrėn time, dritė pėr gjoksin tim, largim tė pikėllimit dhe ankthit tim’. Allahu do t’ia largojė ankthin dhe pikėllimin e tij dhe do t’ia zėvendėsoj me gėzim”.

Nėpėrmjet kėtij hadithi mund tė vijmė nė pėrfundim tė disa shkaqeve tė lumturisė, sepse nė pėrfundim tė kėtij hadithi ėshtė pėrmendur rezultati: “Allahu do t’ia largojė ankthin dhe pikėllimin e tij dhe do t’ia zėvendėsoj me gėzim”. Hadithi sjell si rezultat lumturinė dhe gėzimin, prandaj mund t’i numėrojmė katėr shkaqe tė lumturisė qė pėrfitohen nga ky hadith, nga fjala: “Allahu do t’ia largojė ankthin dhe pikėllimin e tij dhe do t’ia zėvendėsoj me gėzim”.

Shkaku i parė i lumturisė: realizimi i ibadetit dhe nėnshtrimit ndaj Allahut; e kjo ėshtė e qartė nė kėtė hadith: “O Allah, unė jam robi Yt, i biri i robit dhe robėreshės Sate”. D.m.th. ta realizosh nėnshtrimin, pėruljen dhe imanin se Allahu e meriton me tė drejtė tė adhurohet dhe askush tjetėr pos Tij nuk meriton adhurim, t’i nėnshtrohesh Atij duke shpresuar nė mėshirėn e Tij dhe duke pasur drojė nga dėnimi i Tij, atėherė do ta realizosh nėnshtrimin dhe ibadetin ndaj Tij. Kur ta realizosh nėnshtrimin dhe ibadetin ndaj Allahut, atėherė do tė fitosh lumturinė nėpėrmjet derės mė tė madhe tė saj, bile nėpėrmjet shtyllės dhe themelit tė saj.

Shaku i dytė i lumturisė, qė pėrfitohet nga ky hadith, ėshtė besimi nė kaderin (caktimin) e Allahut, besimi se e tėrė ēėshtja e njerėzve ėshtė nė dorėn e Tij, besimi se gjykimi i Tij nuk ndryshon, askush s’mund ta kthejė gjykimin dhe caktimin e Tij, ajo qė dėshiron Ai bėhet, e ajo qė nuk dėshiron nuk bėhet, i Tij ėshtė vendimi nė ēdo kohė. Kjo ėshtė njė derė e madhe e lumturisė dhe rehatisė sė zemrės, sepse shumė herė zemrat goditen nga sprovat duke u ikur lumturia dhe duke u shkaktuar dhembje, por imani nė Allahun dhe bindja se ēdo gjė ndodhė me caktimin dhe dėshirėn e Allahut, si dhe bindja se ne jemi tė Allahut dhe tek Ai do tė kthehemi, bėjnė qė zemra tė ketė rehati. Pėr kėtė, lidhur me kuptimin e ajetit: “Ēdo fatkeqėsi qė i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhėzon zemrėn kujtdo qė i beson Atij.” (Et-Tegabun: 11), disa nga selefėt kanė thėnė: “Kėtu ėshtė pėr qėllim besimtari, kur e godet ndonjė bela ai e di se ajo ėshtė nga Allahu, prandaj pajtohet me atė dhe dorėzohet”. Pėr kėtė, nė rast se besimtarit i vije ndonjė bela, atėherė atij nuk i ndodhė ajo qė i ndodhė jobesimtarit, sepse nė rast fatkeqėsie, besimtarin e sheh duke thėnė: “Caktimi ėshtė i Allahut dhe Ai vepron si tė doj, tė Allahut jemi dhe te Ai do tė kthehemi, O Allah mė shpėrble nė kėtė fatkeqėsi dhe ma zėvendėso me njė gjė mė tė mirė se kjo”, e mė pas kjo i sjell rehati, i qetėsohet zemra dhe i largohet brenga. Kjo ėshtė lumturi dhe rehati e zemrės, e cila fitohet me realizimin e imanit nė kader.
Ndėrsa besimi nė kader ėshtė njėra ndėr shtyllat e imanit, bile siē thotė Ibėn Abbasi, ai ėshtė rregulluesi teuhidit, me ē’rast ai thotė: “Besimi nė kader rregullon teuhidin, ndėrsa ai qė i beson Allahut dhe nuk beson nė kader, atėherė mosbesimi i tij nė kader i rrėnon teuhidin”. Pėr kėtė, Ibėn Ebi Davudi nė poezinė e tij tė quajtur “El Haijeh” thotė:

Nė kader bėhu i bindur
Sepse ai ėshtė shtylla e fesė
E feja ėshtė shumė e gjerė
Pra feja ėshtė e gjerė, ajo pėrfshinė shumė gjėra, por shtyllė e kėsaj feje ėshtė besimi nė kader, i cili ėshtė bazė prej bazave tė imanit. Kjo ėshtė njė ndėr dyert dhe bazat e lumturisė, ėshtė besimi i njeriut nė kaderin e Allahut, nė atė se ajo qė do Allahu bėhet ndėrsa ajo qė nuk do nuk bėhet. Pėr kėtė edhe ėshtė cekur kjo fjalė nė hadith: “ēėshtja ime ėshtė nė dorėn Tėnde, vendimi Yt mbi mua ėshtė i pakthyeshėm, gjykimi yt mbi mua ėshtė i drejtė”. Ndėrsa kur njeriu e mjekon veten me kėso lloj lutjesh, duhet tė sjell nė mendje kuptimin e tyre dhe ta realizoj imanin me to, nė mėnyrė qė ndikimi i tyre tė jetė mė i fuqishėm.

Vijon…

Pėrktheu: Jeton Bozhlani
Qendra Udhezimi











  Pėrgjigju Me Kuotė
3 Pėrdoruesit nė vazhdim kanė Falėnderuar Ummu Abdulmelik Zejnullahu pėr postimin me vlerė
Durim Kryeziu (09-23-2012), Forumi AlbSelefet (09-24-2012), Ummu Abdurrezak Zejnullahu (10-13-2012)
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
albselefet.com, allahu i ruajte, autor, dr. abdurrezak el bedr, forumi albselefet, hoxhe jeton bozhlani, jeton bozhlani, perktheu, shkaqet e lumturisė, www.albselefet.com, www.udhezimi.com

Veglat E Temės Kėrko nė kėtė Temė
%0
Shfaq Modėt

Rregullat e Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are ON
Pingbacks are ON
Refbacks are ON


Tema tė ngjashme
Tema Filluesi i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Shkaqet e ngurtėsisė sė zemrės dhe si t’i largojmė ato Ummu Rejan Olluri Fet`ua nga Imam Abdul Aziz Bin Bazi (Allahu e mėshiroftė!) 0 05-13-2012 21:42
Shkaqet qė ndihmojnė nė faljen e namazit me xhemat Seladin Musa Salati (Namazi) 0 06-21-2011 09:04
Shkaqet e fitores sipas Sheriatit Besart Morina Xhihadi nė rrugėn e All-llahut 0 03-09-2011 20:59
Shkaqet e problemeve bashkėshortore Unejs_Murati Tė Tjera 0 09-01-2010 11:19
Shkaqet e qėndrueshmėrisė pėrballė fitneve. Amina Fet`ua nga Imam Abdul Aziz Bin Bazi (Allahu e mėshiroftė!) 0 11-22-2009 19:45


Tė gjitha Oraret janė GMT +2. Ora Tani ėshtė 10:31.



Vizituar:


Albselefet.net Testuar nga Norton Security Albselefet.net Testuar nga


Ndėrtuar nga www.AlbSelefet.com

Copyright 2007 - 2013
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara, me kusht qė tė tregohet burimi.
Albselefėt