 |
07-16-2012, 08:58
|
Postimi Nr: 1 (permalink)
|
| Tė Dhėnat |
| Emri: |
|
|
All-llahu i dhėntė sukses |
|
|
| Rregjistruar nė: |
Oct 2011 |
| Antarėsimi Nr: |
3890 |
| Postime: |
279
|
| Vendėndodhja: |
Durres |
| Gjinia: |
 |
| Reputacioni: |
1891 |
| Grada e Reputacionit: |
37450 |
Allahu tė Shpėrbleftė: 1,111
Falenderuar 2,496 Herė nė 285 Postime
Emri i Vertet: Ummu Bejana Picari
|
Forumi:
Fik`hu Islam

"A ka kush qe me lutet mua, dhe t'i pergjigjem"
"A ka kush qe me lutet mua, dhe t'i pergjigjem?"
A ka kush qė mė lutet Mua, e ti pėrgjigjem?
Nga Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) pėrcillet tė ketė thėnė:
*I Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:*
Kur ndonjėri prej jush tė lutet, atėherė le tė jetė i vendosur nė lutje, dhe tė mos thotė: O Allah, mė jep nėse do, sepse Allahun nuk ka kush qė e detyron.*
(Ibėn Ebi Shejbe, 6/21, Ahmedi, 3/101, Buhariu, 5/2334, Muslimi, 4/3063, Nesaiu nė El-Kubra, 6/151 dhe tė tjerė).*
Imam Neveviu, nė komentarin e Sahih-ut tė Muslimit tha:*
Dijetarėt kanė thėnė se, tė qenėt i vendosur nė lutje do tė thotė bėrja e saj me ngulm.
Nga Ubade bin Es-Samit (radijAllahu anhu) pėrcillet se i Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:*
Ska mysliman mbi faqen e dheut qė lutet me ndonjė lutje, e qė Allahu tė mos ia jap atė, apo tia largojė ndonjė tė keqe nė sasi tė saj, pėrderisa ai nuk lutet pėr ndonjė mėkat, apo ndėrprerje tė lidhjeve farefisnore.*
Dikush nga tė pranishmit tha: *
Atėherė ti shpeshtojmė (lutjet).*
Profeti tha:*
Allahu edhe mė shumė. *
(Tirmidhiu, 5/566 dhe tė tjerė. Albani e ka vlerėsuar si Hasen nė Sahih El-Xhami, nr. 5636).*
Alamet dijetari El-Mubarekfurij, nė komentarin e sunenit tė Tirmidhiut, tė quajtur Tuhfetul-ahuedhij, shėnon:*
Lidhur me pasazhin Allahu edhe mė shumė, Et-Tibij, tha:*
Domethėnė: Allahu ju pėrgjigjet me mė shumė sesa qė ju luteni.*
Po ashtu ėshtė thėnė: Allahu jep mė shumė sevape dhe dhurata sesa ato qė gjenden (i kėrkoni) nė shpirtrat tuaj, andaj shpeshtojini sa tė doni, ngaqė pėr lutjet qė ju i bėni, Allahu u jep atė qė ėshtė mė shumtė e mė e madhe sesa ato.
Nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) pėrcillet se i Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:*
Zoti ynė zbret nė qiellin e kėsaj bote ēdo natė, atėherė kur mbetet njė e treta e fundit e saj dhe thotė:*
A kush qė mė lutet, e ti pėrgjigjem?
*A ka kush qė kėrkon prej Meje, e tia jap?*
Aka kush qė kėrkon falje nga Unė, e ta falė?.
*(Imam Maliku, 1/214, imam Ahmedi, 2/487, Buhariu, 1/384, Muslimi, 1/521, Ebu Daudi, 2/34, Tirmidhiu, 5/526, ibėn Maxhe, 1/435 dhe tė tjerė).
Imam ibėn El-Kajjim tha: Abbad bin El-Auam tha: Erdhi Sheriku tek ne nė Uasit dhe i thamė:*
Nė kėtė vend tonin ka njerėz qė i mohojnė disa hadithe, si pėr shembull hadithin:*
Vėrtet, Allahu zbret nė qiellin e kėsaj bote.*
Atėherė, Sheriku tha:
*Kėto hadithe na i pėrcollėn po ata njerėz qė na i pėrcollėn edhe sunetet (traditat) e tjera tė tė Dėrguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), si:*
namazin, agjėrimin, zekatin dhe haxhin.
*Ndėrkohė qė ne e njohėm Allahun e Madhėrishėm pikėrisht pėrmes kėtyre haditheve.*
Imam Shafiu tha: Sa shteg tjetėr karshi sunetit tė tė Dėrguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) pėrveē pasimit tė tij, ashtu siē edhe Allahu i Lartėsuar e bėri obligim.*
Ndėrsa tė pyesėsh si? rreth ndonjė suneti tė saktėsuar, ėshtė njė ēėshtje qė njeriut tė ditur nuk i takon (lejohet) ta bėjė atė.
Pėr kėtė arsye, ne i besojmė cilėsitė e Allahut tė Lartėsuar, ngaqė ato janė pėrmendur nė ajete dhe hadithe, dhe nuk pyesim pėr formėn/mėnyrėn e tyre, sepse ato janė nė dijen e Allahut.*
Mirėpo, ne i besojmė ato pa u dhėnė formė apo mėnyrė, pa i ngjasuar me cilėsitė e krijesave (pėr shembull tė thuash: dora e Allahut i ngjason duarve tona), pa i mohuar dhe pa i shtrembėruar e interpretuar (domethėnė: tė shpjegohen me gjėra pėr tė cilat nuk ka treguar Profeti.*
Pėr shembull tė thuash: dora e Allahut ka kuptimin e fuqisė sė Tij. Sikur ky shpjegim tė ishte i saktė, atėherė do tė na tregonte pėr tė i Dėrguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokėt e tij, tė cilėt na e pėrcollėn fenė, si dhe pasuesit e tyre, Allahu qoftė i kėnaqur ndaj tė gjithėve).*
Atėherė, themi: Allahu dėgjon dhe sheh gjithēka, mirėpo dėgjimi dhe shikimi i Tij nuk i ngjasojnė dėgjimit dhe shikimit tonė, pėrkundrazi, ata janė ashtu siē i takojnė madhėrisė dhe madhėshtisė sė Tij.*
Allahu thotė: Asgjė nuk i shėmbėllen Atij. Ai i dėgjon tė gjitha dhe i sheh tė gjitha. (Esh-Shura, 11).*
Dhe thotė: Hebrenjtė thanė: Dora e Allahut ėshtė e shtrėnguar. Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin tė mallkuar pėr atė qė thonė! Pėrkundrazi, tė dyja Duart e Tij janė tė hapura (shtrira). (El-Maide, 64).
____________________
Marr nga: www.balligho.com
Pėrktheu: Petrit Perēuku
Burimi: Qendra Udhezimi
| Firma: Ummu Bejana Picari |
Dynjaja eshte tri dite:
Dita e djeshme, e cila ka kaluar me ēdo gje te saj;
Dita e neserme, qe ndoshta nuk do ta arrish, dhe dita e sotme e cila eshte per ty.
Atehere puno ne te!
 |
|
|
|
|
|
10 Pėrdoruesit nė vazhdim kanė Falėnderuar Ummu Bejana Picari pėr postimin me vlerė
|
|
|
 |
|