| Tė Dhėnat |
| Emri: |
|
|
All-llahu e mėshiroftė |
|
|
| Rregjistruar nė: |
Jun 2011 |
| Antarėsimi Nr: |
3753 |
| Postime: |
654
|
| Gjinia: |
 |
| Reputacioni: |
2279 |
| Grada e Reputacionit: |
44800 |
Allahu tė Shpėrbleftė: 252
Falenderuar 2,986 Herė nė 669 Postime
|
Forumi:
Fėmijėt Tanė

Disa kėshilla pėr edukimin e fėmijėve
Disa kėshilla pėr edukimin e fėmijėve
Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi Pejgamberin tonė, Muhammedin, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin dhe pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Kiametit.
Lexues tė dashur, kėtu do tė pėrmendim inshallah disa kėshilla pėr edukimin e fėmijėve, duke pasur parasysh rėndėsinė e madhe qė ka edukimi i tyre sipas frymės sė mirė islame, ngase ata janė ardhmėria jonė, janė shpresa e popullit tonė dhe xixėllonjat e kėtij ummeti sė pari. Sė dyti, i japim kėto kėshilla duke pasur parasysh pėrgjegjėsinė e madhe qė kemi mbi supet tona, ngase secili do tė pėrgjigjet pėr atė qė ėshtė nėn pėrgjegjėsinė dhe kujdesin e tij. Prandaj po i pėrmendnim kėto kėshilla duke e lutur Allahun e Madhėruar qė tė na bėjė dobiprurės dhe tė begatshėm kudo qė jemi.
BESIMI
1.Mėsoja fėmijės tėnde shehadetin (dėshminė e besimit) dhe atė qė ngėrthen nė vete kjo
dėshmi prej po himit dhe mohimit (se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet me tė drejtė pėrveē Allahut).
2.Mėsoja atij qėllimin pėr tė cilin jemi krijuar, siē thotė Allahu nė Kur'an: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė." Dharijat: 56 Mėsoje atė dhe udhėzoje drejt kuptimit tė gjerė tė ibadetit.
3.Mos e shpeshto frikėsimin e tij me zjarrin e xhehnnemit, dėnimin dhe hidhėrimin e Allahut, nė mėnyrė qė tė mos lidhet pėrmendja dhe pėrkujtimi i Allahut tek ai vetėm me pėrkujtim trishtues.
4Bėje qė Allahun ta dojė mė sė shumti, ngase Ai ėshtė i Cili na ka krijuar, furnizuar, ushqyer, mbuluar dhe na ka bėrė prej besimtarėve.
5Tėrhiqja vėrejtjen qė tė mos bėjė ndonjė punė tė keqe kur ėshtė i vetmuar, ngase Allahu e sheh atė si do qė tė jetė.
6.Shpeshto pėrmendjen e shprehjeve nė tė cilat pėrmendet emri i Allahut, si tė thėnėt Bis-milah (nė ushqim, ngrėnie, hyrje dhe dalje nga shtėpia etj), Elhamdulilah (kur pėrfundon ushq i min), Subhanallah (kur ēuditet nga diē ka) dhe disa shprehje tė tjera tė ngjashme me to.
7Bėje fėmijėn tėnd qė ta dojė Pejgamberin fisnik, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i mėsuar atij disa cilėsi tė Pejgamberit dhe duke lexuar ndonjė tregim prej historisė sė tij para fėmijės tėnd. Dėrgo salavat mbi tė sa herė qė pėrmendet ai.
8Mbill nė mendjen e tij besimin nė pėrcaktimin (kadanė dhe kaderin), se ajo qė dėshiron
Allahu bėhet dhe ajo qė nuk dėshiron ai nuk mund tė ndodhė.
9Mėsoja fėmijės tėnd gjashtė shtyllat e besimit.
10Bėji atij disa pyetje qė kanė tė bėjnė me bazat e besimit, si:
- Kush ėshtė Zoti yt?
- Kush ėshtė i Dėrguari yt?
- Pėr ēfarė shkaku jemi krijuar?
- Kush ėshtė Ai qė na furnizon, na bėn tė hamė dhe tė pimė dhe na shėron?
- Cilat janė llojet e teuhidit, njėshmėrisė?
- Ēėshtė shirku, kufri dhe hipokrizia?
- Cili ėshtė pėrfundimi i mushrikut, i atij qė i bėnė rival Allahut, po pėrfundimi i qafirit, jobesimtarit qė e mohon Allahun apo e beson atė me tė meta, si dhe i munafikut, domethėnė hipokritit? Mund ti bėsh edhe pyetje tė tjera.
ADHURIMI
11Mėsoja fėmijės tėnd pesė shtyllat e besimit.
12Kalite atė me namaz. "Urdhėroni fėmijėt tuaj me namaz kur ti mbushin shtatė vjeē, e rrihini ata kur ti mbushin dhjetė vjeē (nėse nuk e falin namazin)."
13Shoqėroje fėmijėn tėnd pėr nė xhami dhe mėsoje si tė marrė abdest.
14Mėsoja atij rregullat e xhamisė, mėsoje se si ti nderojė ato dhe tė dijė se ato janė tė shenjta.
15Kalite fėmijėn me agjėrim, qė ta pėrvetėsojė atė kur tė rritet.
16Nxite dhe stimuloje fėmijėn tėnd qė tė mėsojė atė qė mundet prej sureve tė Kuranit, haditheve tė Pejgamberit alejhi selam dhe lutjeve.
17Shpėrbleje fėmijėn kur mėson diēka tė re. Thotė Ibrahim ibėn Ed'hemi: Mė ka thėnė mua babai im: "O biri im! Kėrkoje, mėsoje hadithin, ngase ēdo herė qė dėgjon dhe mėson ndonjė hadith, ke si shpėrblim njė dėrhem." E kjo mė bėri mua qė ta mėsoja hadithin.
18Mos e rėndo fėmijėn tėnde me mėsimin tepėrt pėrmendėsh tė Kur'anit, me qėllim qė tė mos i duket si dėnim dhe mos ta urrejė mėsimin e Kur'anit.
19Dije se ti je shembull pėr fėmijėt e tu dhe nėse ti je i luhatshėm dhe pėrtac nė kryerjen e ibadeteve, atėherė dije se fėmijėt e tu do tė ndikohen prej teje dhe do tė bėhen neglizhentė dhe pėrtacė nė kryerjen e ibadeteve, ndoshta mund tė largohen fare prej tyre.
20Kalite dhe ushtroje fėmijėn tėnd qė tė japė sadaka (lėmoshė). Kur ti jep sadaka dhe ai tė sheh, vetvetiu edhe ai do ti japė ndonjė tė varfri apo lypėsi. Por ajo qė ėshtė me e mira ėshtė qė ta nxitėsh fėmijėn tėnd qė tė japė nga paratė e veta.
21. Nėse dėshiron qė femiu yt tė jet besnik dhe i sinqert, ruaju e mos e mbjell frigen nė zemren e tij.
22. Bėhu ti besnik dhe i sinqert, ashtu qė fėmiu yt tė mėsoj besnikerinė edhe sinqeritetin
prej teje.
23. Mesoja ati besnikerin dhe emanetin.
24. Provoje besnikerin e femiut tendė duke mos e hetuar ai.
25. Kalite femiun tendė me durim ashtu qė t'mos jet i ngutshem , e njė gjė tė tillė mundė ta arritesh duke e ushtruar atė me agjerim dhe punė tė cilat kan nevoj pėr sabėr dhe durim.
26. Behu i drejtė mes femijeve tu, ngase kjo ėshtė mėnyra mė e mirė qė t'ua mesosh
atyre drejtesin.
27. Sqaroja femijėve tu rrezultatet negative tė cilat jan si rrjedhoj e tradhetis, mashtrimit, vjedhjes dhe genjeshtres.
28. Nese femiu yt tregon trimeri nė disa raste, lavdroje atė dhe shperbleje pėr kėtė qėndrim tė tij, dhe mėsoje atė se trimeri ėshtė qė tė punosh atė qė ėshtė e vėrtete dhe e domosdoshme.
29. Mos u bė i ashpėr e qė ashpersia dhevrazhdesia e jote ti qojė femiet e tu drejtė frigės dhe genjeshtrės.
30. Bėre femiun tėnd qė tė dojė modestin, butesin dhe tė largohet nga mendjemadhesia.
31.Mėsoje femiun tėnd se njerzit dallohen mes vete me devotshmeri dhe punė tė mira, e jo me prejardhje dhe pasuri.
32.Mesoja femiut tėnd se pėrfundimi i mizoris ėshtė i dhėmbėshem, dhe se tirania sjell shkatėrrim dhe lufte mes miqeve, dhe se genjeshtra e mashtrimi tė qojnė drejt shkatėrrimit.
33. Mėsoja fėmiut tėnd dallimin mes gjerave tė cilat mund tė jenė tė panjohura tek ai, si dallimin mes trimėrisė dhe shfrenimit, turpit dhe ndruajtjes, mes modestisė dhe pėruljes, mes menquris dhe tradhetisemashtrimit.
34.Mėsojau femijeve tu mikpritjen bujarin dhe fisnikerin, tė jesh i butė, besnik dhe i sjellshem nė shtėpin tėnde, dhe t'jesh bemirės ndaj tė tjerve.
35. Kurr mos e the premtimin tėnde e posa qėrisht me fėmijėt tu, ngase njė gjė e tillė ngulit thellė nė zemrat e tyre vlerėn dhe rėndėsinė e mbajtjes sė premtimit.
36. Pėrshėndeti femijėt e tu me selam, (me pėrshėndetjen islame, esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu, d.m.th. paqja , shpėtimi, mėshira dhe bereqeti i Allahut qofte mbi ju).
37. Mos i shplo vendet e turpshme para fėmijėve tu dhe mos e asgjėso njė gjė tė tillė.
38. Sillu mirė me fqinjėt e tu.
39. Mėsoja fėmijut tėnd obligimet qė ka ndaj fqiut, dhe rrezikun qė e pret nese sillet
keq dhe e mundon atė.
40. Sillu mirė ndaj prindėrve tu dhe bėhu bėmirės ndaj tyre, mbaje lidhjen farefisnore, dhe shoqėroj fėmijėt tu gjatė vizitave tė tilla.
41. Mėsoj fėmijėt tuaj se njerėzit e dojnė fėmijun e edukuar i cili nuk i dėmton tė tjerėt.
42. Shkruaj femiut tėnd ndonjė letėr qė ngėrthen nė vete, sjellje kėshilla dhe porosi.
43. Sqaroja femiut tėnd se disa sjellje-gjeste janė tė refuzuara tėrsishtė, duke u'a pėrkujtuar atij shkakun e njė refuzimi tė tillė.
44. Ulu ndonjeher me femijet e tu dhe lexo diqka prej edukatės dhe sjelljeve pejgamberike, e mė pas pyeti ata se qfarė kanė pėrfituar, por nėse deshiron, ti mund tė ndėgjosh, ndėrsa ndonjėri prej fėmijėve lexon.
45. Kėshilloje femiun tėnd fshehurazi, e mos e qorto atė para tjereve.
46. Sa tė kesh mundėsi mos e fajeso atė.
47. Kėrko leje prej fėmiut tėnd nėse dėshiron tė hysh tek ai, ngase kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr mėsimin e saj (tė kėrkuarit leje).
48. Mos mendo qė fėmiju yt tė kuptoj pėr tė parėn herė atė ēfarė kėrkon prej tij, All -
ahu, subhanehu ve te'ala thotė: "Urdhėro familjen tende tė fale namaz, edhe ti zbatoje atė
" Tahe 132
49. Mos harro tė besh "BISMILAH Me emrin e Allahut" para ushqimit, me ze tė ndegjueshum e po ashtu edhe "ELHAMDULILAH- TĖ FALENDEROJMĖ PĖR QDO TĖ MIRĖ VETĖM TY O ALLAH", pas ushqimit.
50. Anashkaloj disa gabime tė fėmijut tėnd, e mos e bejė gjoksin tėnd depot tė gabimeve tė femijėve tu.51. Arsyetoje fėmijėn tėnd kur gabon ndonjėherė.
52. Nxite atė qė tė dallohet me diēka nga tė tjerėt dhe thuaji: E di qė ti je fėmijė ndryshe nga tė tjerėt dhe se ke mundėsi ta bėsh njė gjė tė tillė.
53. Bėji fėmijėt e tu tė dallohen me diēka nga tė tjerėt.
54.Mos u tall me fjalėt dhe sjelljet e fėmijės tėnd.
55. Mėsoja fėmijės shprehjet e pėrshėndetjes, mikpritjes dhe bujarisė.
56. Mos e tepro me arsyetim dhe argumentim ndaj fėmijės.
57.Mos e eduko fėmijėn duke i dhėnė para kur dėshiron ta nxitėsh pėr ndonjė punė, ngase njė gjė e tillė e dobėson pe r sonalitetin e tij pėrballė parasė.
58. Bėje fėmijėn tėnd shokun numėr njė.
ZHVILLIMI FIZIK I FĖMIJĖS
59. Jepi fėmijės tėnd kohė tė mjaftueshme pėr lojė.
60. Siguroji atij disa lojėra tė dobishme pėrtė.
61. Lėre tė lirė qė ti zgjedhė disa lojėra vetė.
62. Mėsoja fėmijės tėnd notin, vrapin dhe disa lojėra qė i japin forcė.
63. Kur tė luash me fėmijėn tėnd, lėre qė tė fitojė ndaj teje ndonjėherė.
64. Ushqeje fėmijėn tėnd me masė tė caktuar.
65. Rregulloja orarin e ushqimit atij.
66. Tėrhiqja vėrejtjen fėmijės prej tė ushqyerit tė tepruar.
67. Mos e ia merr pėr tė madhe gabimet e bėra gjatė ngrėnies.
68. Pėrgatit ushqimin qė fėmija e preferon.
FORMIMI SHPIRTĖROR DHE NDĖRTIMI I PERSONALITETIT
69. Dėgjoje fėmijėn tėnd mirė dhe kushtoji rėndėsi tė veēantė ēdo fjale qė flet.70. Lėre tė pėrballet me problemet e tij vetė, por mund ta ndihmosh duke mos e hetuar ai njė gjė tė tillė.
71. Nderoje fėmijėn tėnd dhe falėnderoje kur bėn ndonjė punė me pėrpikmėri.
72. Mos e bėj fėmijėn tėnd qė tė betohet shpesh, por thuaji se e beson pa u betuar fare.
73. Largohu prej shprehjeve kėrcėnuese dhe fri k ė suese.
74. Mos e bėj fėmijėn qė tė mendojė se ėshtė njeri i keq, budalla dhe i pakuptueshėm.
75. Mos u lodh me pyetjet e fėmijės tėnd, por mundohu tė pėrgjigjesh pėr ēdo gjė qė tė pyet ai me pėrgjigje tė lehta dhe bindėse.
76. Pėrqafoje fėmijėn dhe bėje atė tė kuptojė se ti e do atė dhe je i bu tė ndaj tij.
77. Konsultohu me tė nė disa ēėshtje dhe puno sipas dakordimit me tė.
78. Lėre fėmijėn tėnd nė njė farė mėnyre tė lirė, kur ai dėshiron tė marrė ndonjė vendim.
FORMIMI SHOQĖROR
79. Regjistroje fėmijėn tėnd nėpėr kurse verore, nėpėr qendra ose xhami ku mėsohet Kur'ani, leximi apo mėsimi pėrmen - dėsh i tij, nėpėr gara diturie dhe nėpėr akt i vitete tė tjera.
80. Lėre atė qė vetvetiu ta respektojė musafirin, ti shėrbejė atij pėr shembull me kafe, ēaj apo edhe fruta.
81. Pėrshėndete fėmijėn tėnd dhe uroji mirėseardhjen kur vjen tek ti, atėherė kur ti je me shokėt e tu.
82. Bėje fėmijėn tė angazhohet nė aktivitetet e xhamisė, aktivitetet shoqėrore, si kujdesi ndaj arkės sė jetimėve dhe tė gjorėve.[1]
83. Aftėsoje, mėsoje dhe ushtroje fėm i jėn tėnd pėr punė,shitblerje dhe pėrfitim hallall.
84. Bėje atė qė tė ndiejė dhembje pėr tė tjerėt, pėr brengat
e tyre dhe tė mu ndohet pėr lehtė simin e atyre brengave.
85. Ruaje fėmijėn tėnd dhe mos e bėj atė qė tė merret me ēėshtjet e dunjasė.
86. Bėje atė qė ti shohė frytet e punės shoqėrore.
87. Dėrgoje fėmijėn qė tė kryejė disa punė dhe qė tė kuptojė me tė se ti je i sigurt dhe
nuk dyshon fare nė sinqeritetin dhe besnikėrinė e tij.
88. Mos e ndalo qė ai vetvetiu ti zgjedhė shokėt e tij, por mund ta bėsh atė tė zgje - dhė ndonjė shok qė ti e dėshiron.
FORMIMI SHĖNDETĖSOR
89. Kushtoji kujdes dhe rėndėsi tė madhe shėndetit tė fėmijės tėnd.
90. Mos e neglizho ēėshtjen e vaksinimit tė tij.
91. Mos e tepro me dhėnien e barnave fėmijės, por ndiq udhėzimet e mjekut.
92. Lexoji fėmijės Kur'an dhe dua[1] (rukje sheriatike).
93. Mėsoje fėmijėn tė flejė herėt dhe tė zgjohet herėt nga gjumi.
94. Mėsoje fėmijėn tėnd qė t'i kushtojė rėndėsi pastėrtisė sė trupit, dhėmbėve dhe
rrobave.
95. Mos prit derisa ti pėrkeqėsohet sėmundja.
96. Largoje fėmijėn nga personat me sėmundjengjitėse.
97. Mos e merakos fėmijėn tėnd pėr sėmundjene tij[2].
98. Mbėshtetu tek Allahu, se nė dorėn e Tij ėshtė shėrimi nga tė gjitha sėmundjet.
FORMIMI ARSIMOR DHE EDUKATIV
99. Tregoji fėmijės tėnd disa gjėegjėza ose enigma.
100. Gjeji disa libra qė kanė mėsigjuhe.
101. Mundohu tė lexosh atė qė shkruan fėmija yt.
102. Mos u ndal te ēdo gabim gjuhėsor qė ka bėrė fėmija.
103. Nxite fėmijėn tėnd tė lexojė.
104. Lėre atė ti zgjedhė vetė librat dhe tregimet qė dėshiron tė lexojė.
105. Shoqėroje[3] fėmijėn tėnd nė leximin e ndonjė gjėje.
106. Bli disa lojėra inteligjente pėr tė[4].
107. Nxite fėmijėn tė ketė sukses nė mėsime.
108. Bėje fėmijėn ti kalojė lehtė dhe mirė pengesat qė mund ti paraqiten gjatė mėsimit dhe suksesit tė tij.
109. Nxite fėmijėn tė mėsojė disa poezi dhe fjalė tė urta tė tė parėve.
110. Bėje atė tė ndjekė disa kurse arsimore, edukative dhe kulturore.
111. Nxite fėmijėn nė mėsimin e disa gjuhėve tė huaja, mė tė pėrhapurat.
SHPĖRBLIMI DHE DĖNIMI
112. Pėrdor me fėmijėn tėnd sjelljet e shpėrblimit dhe tė dėnimit, ndonjėherė.
113. Shpėrbleje gjithmonė, por mos e dėno gjithmonė.
114. Ndėrroje llojin e shpėrblimit, qė shpėrblimi tė mos jetė vetėm me para, por mund tė jetė njė shėtitje, ndonjė dhuratė, lejoje tė luajė me kompjuter ose diēka tjetėr.
115. Ndėrroje llojin e dėnimit, pėr shembull duke i treguar se je i hidhėruar me tė,
ose qortoje me fjalė, ose mund tė mos i japėsh shpėrblimin ditor apo mund tė mos e ēosh nė ndonjė shėtitje javore.
116. Dije se dėnimi mė me vend ėshtė ai qė e ndalon atė nga pėrsėritja e gabimit dhe e nxit pėr punė tė mira.
117. Kujto se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka rrahur ndonjė fėmijė kurrė.
118. Mos e dėno fėmijėn tėnd qė me gabimin e parė.
119. Mos u bėj i pamėshirshėm dhe i vrazhdė nė dėnimin tėnd.
120. Nėse e dėnon, shpjegoja shkakun se pėrse e dėnove.
121. Mos e bėj fėmijėn tė mendojė se ti kėnaqesh me dėnimin e tij apo se je i inatosur me tė.
122. Mos e godit fėmijėn para njerėzve, por as gjatė hidhėrimit tėnd.
123. Mos e godit fėmijėn nė fytyrė dhe mos e bėj tė ndiejė dhimbje tė madhe.
124. Nėse i premton se nuk do ta rrahėsh mė, atėherė mos e pėrsėrit njė gjė tė tillė, nė mėnyrė qė ai tė mos humbė besimin tek ti.
125. Bėje fėmijėn tėnd ta ndiejė se ti e dėnon atė pėr tė mirėn e tij dhe se dashuria jote ndaj tij e kėrkon njė gjė tė tillė. Mėsoje atė se dėnimi ėshtė pėr edukimin e tij.
E lusim Allahun e Madhėruar tė na udhėzojė nė rrugėn e drejtė. Salatet dhe selamet qofshin pėr Pejgamberin tonė, Muhamedin.
Shkėputur nga libri: "Mi'etun we thelathune fikreh fi terbijeti essigar"
Shkroi: Dr.Ahmed iben Uthman el-Mezid dhe dr.Adil iben Alij esh-Shiddij.
Nga Revista Delirje&Edukim
|